Si krijohen rrufete?

lightnings

Rrufete goditese dhe vetetimat jane nje fenomen i zakonshem. Rreth 100 rrufe e godasin Token cdo sekonde. Por fuqia e tyre eshte e jashtezakonshme. Cdo vetetime permban me shume se nje miliard volt elektricitet.

 

Kjo shkarkese e madhe elektrike shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit midis ngarkesave pozitive dhe negative. Gjate nje stuhie, perplasja e therrmijave te akullit, shiut dhe bores, e rrit me teper kete disekuiliber. Objektet ne toke si objektet e larta, pemet, por edhe vete Toka, marrin nje ngarkese pozitive duke krijuar nje disekuiliber qe natyra vete e kerkon per te rregulluar ekuilibrin midis dy ngarkesave.

Nje segment ngarkesash negative, i quajtur “lider”, drejtohet poshte drejt Tokes. Secili nga keta segmente eshte rreth 46 metra i gjate. Kur kjo ngarkese elektrike negative, zbret rreth 46 metra me poshte, ajo mund te godase nje ndertese, nje peme apo edhe nje person. Gjithe ky proces, formohet nepermjet nje “kanali” te ngarkuar me elektricitet dhe transformohet ne nje rrufe.

Disa lloje rrufesh, duke perfshire edhe llojet me te zakonshme, asnjehere nuk dalin pertej zones se reve, por “shetisin” midis zonave me ngarkesa te ndryshme apo midis reve. Te tjera lloje te rralla te rrufeve, mund te shkaktohen nga zjarret e fuqishme ne pyje, nga shperthimet vullkanike si dhe nga stuhite e forta. Rrufeja-top, nje sfere e vogel e ngarkuar elektrikisht, qe shkelqen dhe leviz gjithandej duke sfiduar ligjet e gravitetit apo te fizikes, mbetet akoma nje enigme per shkencetaret.

Rrufeja eshte shume e nxehte. Vetem nje vetetime mund t’a ngrohe temperaturen e ajrit perreth, pese here me shume se temperatura ne siperfaqen e diellit. Kjo nxehtesi ben qe ajri perreth te zgjerohet me shpejtesi dhe te dridhet duke krijuar bubullimat qe ne i degjojme menjehere pasi shikojme vetetimen.

Rrufete nuk jane vetem spektakolare. Ato jane edhe te rrezikshme. Rreth 2 000 persona cdo vit vdesin ne te gjithe boten si pasoje e goditjeve nga rrufete. Qindra te tjere i mbijetojne goditjeve por vuajne nga pasojat te ndryshme si humbja e kujteses, marrje mendsh, dobesi, mpirje dhe te tjera semundje.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s